Tigrat Verdheblu

Në datën 6 maj të vitit 2006, në Shqipëri është themeluar tifogrupi “Tigrat Verdheblu”. Sot pra plot një vit më pas, më 6 maj 2007, ky tifogrup ka festuar një vjetorin e krijimit të tij. Pasi ka ndjekur hap mbas hapi në cdo ndeshje skuadrën e Elbasanit, tifogrupi vendosi të kishte një emër që të përfaqësohej në tribunat e stadiumeve. Sigurisht për këtë tifogrup meritën kryesore e ka Andi M., një ideator i shkëlqyer i tifozerisë shqiptare dhe një nga tifozët më të zjarrtë elbasanas. Andi kishte kohë që kishte ideuar këtë tifogrup, pasi së bashku me shokët e tij Arzenin, Dritanin, Klemendin, Elianin, Altin, Kelin dhe shumë e shumë cuna të tjerë i kanë qëndruar besnikë skuadrës së Elbasanit në cdo cep të Shqipërisë dhe këtë gjë e kanë treguar me vepra dhe jo me fjalë. Ndërsa Endri Stoja, i palodhur si gjithmonë për Elbasanin, edhe pse banues në Romë ka ideuar logon e Tigrave me një punë të paparë dhe për këtë gjë e falenderojmë atë dhe Tigrat e tjerë kudo në botë. Dita e themelimit ka qenë disi e vecantë për ta pasi Elbasani, pikërisht në këtë ditë, është shpallur kampion i Shqipërisë duke fituar në stadiumin “Selman Stërmasi” pasi ka fituar në një ndeshje ndaj Tiranës me rezultatin 2-3.
Sigurisht një meritë të vecantë kanë dhe Ultrasit e ndodhur jashtë shtetit, të cilët kanë kontribuar me të gjitha mënyrat e mundshme për përkrahjen e Elbasanit qoftë dhe në distancë. Dua të përmend këtu anëtarët  e “Tigrat Roma”, nëngrupin e “Tigrave Verdheblu” ku bëjnë pjesë Endri Stoja, Arsen Bardhi, Cili, të cilët kanë dhënë një kontribut të cmuar si në mbarëvajtien e sajtit tonë zyrtar www.kfelbasani.com dhe në financën e vet-menaxhuar nga Tigrat për krijimin e disa banderolave që Tigrat arkivojnë tashmë në rekuizitën e tyre. Gjithashtu dëshiroj të falenderoj një Ultras që ndodhet në USA me emrin Hysen Ejupi, i cili jo pak herë ka kontribuar për skuadrën e tij të zemrës, dhe pse ndodhet mijëra e mijëra km larg Elbasanit, Enverin në Francë, i cili e ka në gjak Elbasanin dhe ka kontribuar me gjithë zemër për projektet që Tigrat kanë ndërmarrë. Dua ti përmend të gjithë, pasi që të gjithë e meritojnë një falenderim të madh si Bledin në Itali i njohur me nofkën “Alieni” për kontributet financiare, morale dhe teknike, Melcin në USA (elbasans4ever), Andin në Itali (Andi) për korrektësinë e tij, Gjergji Shpati në Kanada për suportin e tij teknik që po bën në sajtin tonë, Gentin dhe Mirin në Kanada, majde theksoj se ky i fundit ka kontribuar në mënyrë të vecantë për mbarëvajtjen e sajtit tonë, Benardi në Austri, një tifoz me zemër dhe gjithnjë në përkrahje të Elbasanit, dy vajzat dhe tifozet e vecanta të Elbasanit, Mira dhe Vera, të cilat kanë qenë gjithmonë të pranishme në bisedat në forumin tonë dhe madje kanë kontribuar financiarisht në krijimin e banderolave tona.
Dhe në fund anëtarët e rinj, por shumë efikas, si Klevisi, Admiri, Albani, Ledio, Irindi dhe Fredi. Duhet thënë se Klevisi si një tigër i ri ka qenë një nga anëtarët më aktiv të grupit, i papërtueshëm në të gjitha aspektet. Të na falin anëtarët e tjerë që mbase për momentin nuk i kemi përmenduar emrin, pasi janë aq shumë sa nuk mundet të mbahen të gjithë mend. Ndërsa në fund dua të falenderoj në emër të Tigrave rumunin me zemër verdheblu, Octavian Blenchea, i cili ka qenë një nga iniciatorët e këtij tifogrupi dhe ideatori i sajtit të Elbasanit. Duket një histori e pabesueshme, por është  shumë e vertetë që një rumun me zemër të madhe si Oktaviani është gjendur gjithnjë pranë Elbasanit dhe ka punuar me seriozitet për sajtin tonë, dhe pse ndonjëherë e ka zënë gjumi mbi kompiuter. Le të urojmë që Tigrat Verdheblu të jenë të “pavdekshëm” dhe të jetojnë gjithnjë për të përkrahur skuadrën verdheblu. Kjo dashuri për skuadrën tonë nuk do të vdesë asnjëherë dhe, pas mijëra e mijëra vitesh, kur djemtë dhe nipërit tanë do të jenë pjesë e Tigrave, ata do të trashëgojnë përkrahjen e zjarrte të Elbasanit, dhe në stadium në përjetësi do të oshëtijë jehona: FORCA CUNA VERDHEBLU, TIGRAT JANË GJITHMONË ME JU!

Tigrat Verdheblu ©kfelbasani.com

KF Elbasani Audio Player

Here is the Music Player. You need to installl flash player to show this cool thing!

KF Elbasani Videos

Elbasani 8 - 4 Bylis
Kushtuar Arben Lazes
Elbasani Kampion 2005-2006
FSHF Larg Elbasanit

Archive

Copyright © 2005-2010 - KF Elbasani.com
Designed by: George Shpati