Teuta-Elbasani 2-1/ Verdheblutë zhgënjejnë edhe në Durrës.
Ekipi i Elbasanit ne ndeshjen e djeshme ne Durres eshte mundur 2-1. Nje tjeter zhgenjim ky nga skuadra verdheblu pas barazimit ne “shtepi” kunder Beses, javen e kaluar.
Ka rene ne sy nje loje e dobet e skuadres se Elbasanit, e cila kete rradhe pothuajse nuk ka bere fare rezistence ndaj djemve te rinj plot talent te ekipit durrsak. Kane qene lojtaret e Elbasanit ata qe kane rrezikuar ne fillim porten e mbrojtur nga kapiteni i Teutes, Rizvani, i cili ka bere mrekulline duke neutralizuar gjuajtjen e Merxhes qe ndodhej vetem per vetem me te. Kapiteni verdheblu ka humbur keshtu shansin e arte per te kaluar ne avantazh ekipin e Elbasanit. 15 minuta me vone, pikerisht ne minuten e 19 ka qene mesfushori serb i verdhebluve Radovic, i cili godet fluturimthi nga nje distance prej afro 25 metrash, por me portierin te mundur, eshte traversa ajo qe nuk lejon prekjen e rrjetes. Pas ketij rasti te arte per gol te Elbasanit frenat e lojes i marrin ne dore durrsaket, duke dominuar teresisht pjesen e pare dhe duke e kerkuar me ngulm golin, i cili nuk do te vononte shume. Pas nje ngulmimi te Cotes, i ndihmuar dhe nga nje gabim i Gaves, jane durrsaket qe shenojne gol duke shtangur Llanin, i cili nuk reagon fare ndaj gjuajtjes se sulmuesit. Minuta e 34’ dhe 1-0 per vendasit. Edhe pas rinisjes se lojes nga mesi i fushes jane perseri vendasit e Teutes, qe do te hidhen ne sulm per te kerkuar golin e dyte, te cilin do ta gjejne vetem pas 4 minutash loje, pikerisht ne te 38’ me ane te lushnjarit Pepa. Me kete rezultat ekipet futen ne dhomat e zhveshjes. Me fillimin e pjeses se dyte, traineri Alimehmeti kryen 2 zevendesime, duke hedhur ne fushe Rraboshten per Bakiun dhe Hyshmerin per Radovic, i cili deri ne ato momente ishte me i miri ne fushe per ekipin e Elbasanit. Keto ndryshime bejne efektin e vet sepse eshte pikerisht mesfushori i talentuar elbasanas Hyshmeri, qe i jep gjalleri krahut te majte te mesfushes me inkursinonet e tij, por serish ekipi i drejtuar nga Alimehmeti do ta kishte te veshtire te shkonte drejt portes se Rizvanit. Minutat kalojne dhe ndeshja zhvillohet me shume ne mesfushe ku te dyja skuadrat nuk i kane lejuar hapesira njera-tjetres, dicka qe favorizonte durrsaket pas avantazhit 2-0. Ne minuten e 70’ Alimehmeti kryen dhe zevendesimin e trete duke nxjerre nga loja kapitenin e ekipit Merxha, i cili ishte ne hije kete ndeshje, duke hedhur ne fushe sulmuesin Lloga. Ne minuten e 75’ Teuta ka rastin me te arte per te shenuar golin e trete dhe per te mbyllur automatikisht ndeshjen, por gardiani i portes verdheblu Llani nuk lejon prekjen e rrjetes. Pas ketij momenti eshte skuadra e Elbasanit qe do te ngushtoje rezultatin me ane te nje goli te shenuar me koke nga brenda zones se rreptesise me ane te sulmuesit Lloga. Ky gol i jep me teper zemer ekipit te Elbasanit, i cili shton forcat ne sulm duke detyruar Teuten te terhiqej ne mbrojtje, por pa mundur te shenojne. Edhe 3 minutat shtese te akorduara nga arbitri i katert nuk sjellin asgje, pasi ndeshja do te mbyllej me rezultatin 2-1 ne favor te vendasve edhe per merite te portierit Rizvani, i cili kryen serish nje mrekulli pas goditjes me koke te Hyshmerit ne te 93’-ten. Nje tjeter ndeshje per tu harruar per Elbasanin. Tani i mbetet vetem te mendoje per Shkumbinin, rivalin me te cilin do te perballet pas nje jave ne “Ruzhdi Bizhuta”.
Vleresimet:
-Llani – Nje tjeter dite e erret per gardianin e portes verdheblu, i cili nuk ka reaguar fare ndaj golave te skuadres kundershtare. Gjithashtu i pavendosur ne disa dalje dhe grushtime. Me pak fjale nuk eshte Llani ne ditet e tij me te mira.
-Mehmetaj – Nje loje e dobet per mbrojtesin e krahut te djathte, i cili ka gabuar shume ne kete ndeshje duke mos qene i qarte ne veprimet qe bente.
-Sulejmanovic – Mbrojtesi shtat-shkurter ka treguar dhe ne kete ndeshje se eshte i vlefshem per ekipin e Elbasanit duke zhvilluar nje ndeshje te mire ne aspektin personal.
-Ramazani – Perseri ka treguar se ka probleme ne qender te mbrojtjes duke mos qene i sakte ne markime apo dhe ne neutralizimin e sulmuesve kundershtare.
-Ristevski – Nje mbrojtes qe le shume per te deshiruar ne lojen e tij. Ishte totalisht jashte loje ne pjesen e dyte ku lojtaret kundershtare benin c’te donin ne krahun e majte te mbrojtjes.
-Dalipi – Lojtari me inekzistent ne fushe. Nuk beri asgje gjate 90 minutave.
-Gava – Jo ne diten e tij me te mire. Lojtari i ekipit kombetar Shpresa, ka nje pjese te fajit ne golin e pare te shenuar nga skuadra kundershtare.
-Radovic – Ishte nje nga pikat me te forta ne ndeshjen e djeshme duke i hapur shum pune kundershtareve dhe duke nderprere shume aksione te skuadres durrsake. I pakuptueshem zevendesimi i tij ne pjesen e dyte.
-Merxha – U mundua te levizte ne krahun e djathte te mesfushes por gjendej gjithmone i markuar mire. Nuk beri ndonje paraqitje te mire, ashtu sic pritej prej tij. Per kete arsye trajneri vendosi ta zevendesonte ne minuten e 70-te.
-Bakiu – Nje rrezik konstant per mbrojtjen e ekipit kundershtar, por qe nuk gjeti ndihmen e shokeve te ekipit. U zevendesua ne pjesen e dyte.
-Sadiku – Pritej me shume prej “heroit” te ndeshjes se fundit me Besen, por nuk ka bere asgje ne kete ndeshje duke zhgenjyer totalisht.
-Hyshmeri – Me futjen e tij ne loje skuadra filloi te levize me shume. Ishte nje inkurajues me aksionet e tij te shumta ne krahun e majte. Nje lojtar qe meriton te luaje qysh nga minuta e pare.
-Rraboshta – Nje loje e nivelit te dobet e zhvilluar nga ky lojtar, i cili u aktivizua ne pjesen e dyte. Nuk beri thuajse asgje.
-Lloga – Tregoi dhe njehere se mbetet per tu pare roli i tij ne skuader. Me golin e shenuar ai i dha zemer skuadres duke e motivuar edhe me shume qe te sulmonte. Nje ndeshje e mire per te, edhe pse luajti shume pak minuta.
-Krenar Alimehmeti – Beri nje rreshtim te gabuar te skuadres ne ndeshjen e djeshme. Gaboi ne rastin kur la jashte formacionit mesfushorin Hyshmeri. Gjithashtu u nxitua duke nxjerre nga loja Radovic, i cili vrapoi dhe luftoi me shume se cdo lojtar tjeter. Mund te thuhet me plote goje qe nje pjese e humbjes i faturohet edhe atij.
Me pak aktivi:
Endri Dalipi ka qene lojtari me pak aktiv per ekipin e Elbasanit ne kete ndeshje duke mos dale ne lojen e tij. Shume topa te pasuar gabim dhe nje loje mjaft e dobet per mesfushorin elbasanas. Megjithse ka luajtur per 90 minuta ishte thuajse inekzistent ne fushen e lojes.
Me i miri:
Radovic ka qene lojtari me i mire per ekipin e Elbasanit edhe pse ka luajtur vetem per 45 min. Ka qene mjaft i levizshem ne mesfushe duke prishur aksionet e skuadres kundershtare dhe duke ndihmuar te tijte te benin perpara. Alimehmeti u gabua kur e zevendesoi ne fillimin e pjeses se dyte. (Toni/ Tigrat Verdheblu)
User options
KF Elbasani Audio Player
Here is the Music Player. You need to installl flash player to show this cool thing!
Last News
Archive
- October 2010 (15)
- September 2010 (9)
- August 2010 (12)
- July 2010 (5)
- June 2010 (9)
- May 2010 (13)
- April 2010 (32)
