Miqësore/ Elbasani-Shkumbini 0-2
Gjate periudhes se pushimit te Superliges, per ti lene vendin ndeshjeve te Kombetares, ekipi i Elbasanit ka pare te arsyeshme te zhvilloje nje ndeshje miqesore, per ta mbajtur ekipin ne lartesine e duhur dhe pse jo per te vazhduar serine pozitive te rezultateve te arritura ne 2 javet e para.
Ndeshja miqesore eshte zhvilluar ne Elbasan dhe ekipi kundershtar kete here ka qene Shkumbini i Peqinit. Rezultati i ketij takimi eshte vendosur nga Mustafaj (Shk) dhe Grbovic (Shk) te cilet me golat e tyre ne pjesen e dyte, respektivisht ne minutat 75 dhe 79, kane mundur verdheblute. Qellimi i ndeshjes ka qene adaptimi i te ardhurve te fundit ne ekipin elbasanas, si Erand Hoxha dhe mbrojtesi tjeter i huaj, por jane pare edhe mundesi te ndryshme taktike ne formacion, te cilat ka gjasa ti shohim shpesh here kete sezon, pasi repartet e ekipit nuk jane te balancuara. Kujtojme se humbja ndaj Shkumbinit eshte e dyta, pas humbjes se miqesores ndaj Pogradecit, serish gjate kesaj periudhe ndalese. (Tigrat Verdheblu)
User options
KF Elbasani Audio Player
Here is the Music Player. You need to installl flash player to show this cool thing!
Last News
Archive
- October 2010 (15)
- September 2010 (9)
- August 2010 (12)
- July 2010 (5)
- June 2010 (9)
- May 2010 (13)
- April 2010 (32)
