Në tokë apo nga qielli, gjithmonë përkrah Elbasanit do jemi!

Presidenti Laze premton: Ndaj Skenderbeut do ngrejme skela rreth e qark stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”!

I menjehershem ka qene edhe reagimi i drejtuesve verdheblu dhe vecanerisht presidentit Laze, pasi u njoh me masat e marra nga Komisioni i Disiplines, i cili e denon fushen e Elbasanit me 2 ndeshje pa pranine e tifozeve. Behet fjale per ndeshjet qe Elbasani do zhvilloje ne vijim ne stadiumin e tij, ndaj Kastriotit dhe Skenderbeut.

Nderkohe qe per tifogrupin elbasanas “Tigrat Verdheblu” eshte mjaft e qarte qe ky denim ka prapavija politike. Skenderbeu nuk duhet te kaloje nje tjeter jave stresuese kur te perballet me Elbasanin ne javen e 5 te Superliges. Mos valle Ministri i Financave eshte frikesuar aq shume nga kavajasit, qe i shkuan “burrash” dhe sy nder sy, duke i shfryre gjithcka ju permbante shpirti perbrenda pas ketij degjenerimi qe po i ben futbollit shqiptar? Mos ndoshta ky burracak i qeverise shqiptare po kerkon qe te marre te tjera ndeshje ne tavoline vetem e vetem qe te siguroje votat per te fituar Bashkine e Korces? Edhe nese mendon se do ja arrije te shkaterroje futbollin shqiptar per interesat e tij vetjake, e ka gabim. Me keto veprime qe po ndermerren nga zarat e qeverise ne Federate, per te nxjerre me cdo kusht Skenderbeun Kampion, do arrijne te hasmerohen me gjithe futbolldashesit shqiptar kudo ku ndodhen, jo vetem ne Elbasan dhe Kavaje ku tifozerite respektive tejmbushin stadiumet e tyre. Gjithsesi per ne si ultras nuk ka asnjelloj ndryshimi, sepse te denuar apo jo, ne do ta gjejme mundesine per te perkrahur ngjyrat verdheblu te Elbasanit. Madje premtojme se presioni yne do rritet edhe me teper gjate ndeshjes me Skenderbeun. Ne stadium apo nga qielli, gjithmone perkrah Elbasanit do jemi! (Tigrat Verdheblu)

Wednesday, August 25th, 2010 Lajme

3 Comments to Në tokë apo nga qielli, gjithmonë përkrah Elbasanit do jemi!

  1. Flm President
    Elbasani ne jemi me Ty
    tani do te shihni inatin tone te vertet dhe urrejtjen ndaj atyre qe po na shkaterrojne futbollin

  2. Tonny Arusha on August 25th, 2010
  3. Ide shume origjinale.

  4. 1913 on August 25th, 2010
  5. kush guxon dhe ngaterrohet me verdhe e blute e ka gabim se per ne e njejta gje eshte kudo qe te luaj elbasani ne jemi me te.
    dhe do ta mbeshtesim ne cdo stadium te shqiperise.
    FORCA ELBASANI

  6. kastriot idrizi on August 25th, 2010

KF Elbasani Audio Player

Here is the Music Player. You need to installl flash player to show this cool thing!

KF Elbasani Videos

Elbasani 8 - 4 Bylis
Kushtuar Arben Lazes
Elbasani Kampion 2005-2006
FSHF Larg Elbasanit

Archive

Copyright © 2005-2010 - KF Elbasani.com
Designed by: George Shpati