Komisioni i Disiplinës: Elbasani, 2 ndeshje pa tifozë!

Vendimi i Komisionit te Disiplines:

5.  KF Elbasani per hedhjen e sendeve te forta ne fushe por pa shkaktuar pasoja ne mbarevajtjen e ndeshjes ne baze te neneve 3,4,7,8,9,10,19 e 24 te K.D.S denohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 200.000 leke gjobe.

Jemi njohur sot me vendimet e Komisionit te Disiplines rreth ngjarjeve qe kane ndodhur ne javen e pare te Superliges dhe ne vecanti sa i perket ndeshjes se luajtur ne “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit, ndermjet ekipit verdheblu dhe atij bardheblu te Tiranes. Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga ambienti sportiv ne Elbasan dhe gjithe sportdashesit, ka ardhur vendimi ndeshkues qe e detyron ekipin elbasanas, te luaje 2 ndeshje pa pranine e tifozeve, per shkak te hedhjes se sendeve “te forta” ne fushen e lojes dhe denimin me nje gjobe prej 200 mije lekesh. Megjithate shohim se Komisioni i Disiplines ka bere “nje sy qorr dhe nje vesh shurdh” sa i perket shkaqeve, qe sollen ato pasoja te padeshirueshme ne Elbasan. Askush nuk ka marre ne konsiderate veprimet e mbrojtesit te kombetares shqiptare dhe ekipit te Tiranes, Andi Lila, pas akordimit te penalltise ne favor te bardhebluve. Ishte pikerisht nje futbollist kombetareje, i cili ne vend qe te jete shembull ne fushen e lojes per gjithe lojtaret e tjere, vepron si te ishte nje barbon rrugesh duke u drejtuar nga tifozeria vendase dhe duke bere me dore nga organet gjenitale. Ka qene pikerisht ky moment qe ka irrituar tifozerine verdheblu, e cila me pas nuk i ka kursyer as veprimet e ndeshkueshme dhe as thirrjet ofenduese ne kor ndaj ketij profesionisti amator. Ndaj dhe kerkojme qe vendimet ndeshkuese te mos trajtojne futbollistet sikur te ishin njeri i njerkes dhe tjetri i nenes, por te aplikohej nje standart per te gjitha gjykimet juridike. Federata Shqiptare ka kohe qe “vuan” nga parimet apo ligjet me 2 standarte, ndaj dhe kerkojme ne emer te te gjithe sportdashesve elbasanas qe, nese duan ta ndalojne dhunen ne stadiumet shqiptare (te nxitur ne me te shumten e rasteve prej arbitrave apo dhe personave me pushtet) duhet te nisin qe nga zbatimi i nje standarti baze per cdo rast ku ka nevoje per ndeshkim. Ketu duam te permendim ndeshkimin e lojtarit te Beses se Kavajes, Paulin Dhembi, per ofendim te tifozave kundershtare dhe lenien te pandeshkuar te lojtarit Andi Lila, per te njejtin veprim. (Tigrat Verdheblu)

Wednesday, August 25th, 2010 Lajme

1 Comment to Komisioni i Disiplinës: Elbasani, 2 ndeshje pa tifozë!

  1. F$HF tregoi dhe 1 here korrupsionin qe ka brenda saj
    ne nuk ndalemi ketu derisa ta shpetojme futbollin qe po masakrohet nga politika
    federate shkerdhate Elbasani ju q* grate

  2. Tonny Arusha on August 25th, 2010

KF Elbasani Audio Player

Here is the Music Player. You need to installl flash player to show this cool thing!

KF Elbasani Videos

Elbasani 8 - 4 Bylis
Kushtuar Arben Lazes
Elbasani Kampion 2005-2006
FSHF Larg Elbasanit

Archive

Copyright © 2005-2010 - KF Elbasani.com
Designed by: George Shpati