Archive for May, 2010

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Elbasanit, z.Refik Kumuria!

Me hidherim te thelle ju lajmerojme juve, te nderuar dashamires te KF Elbasanit, se sot me 29.05.2010, u nda nga jeta ish-presidenti verdheblu z.Refik Kumuria.

“Tigrat Verdheblu” i percjellin familjes Kumuria ngushellimet me te sinqerta ne keto momente te veshtira per humbjen e njeriut te tyre me te dashur. Zemra e Refikut rrihte gjithnje VERDHEBLU!

Saturday, May 29th, 2010 Lajme 5 Comments

Schalke 04 kontribuon për një Akademi Futbolli në Elbasan!

Dy perfaqesues te akademise se klubit te futbollit gjerman Schalke 04, perkatesisht drejtori i akademise Georg Altenkamp dhe koordinatori i saj Artur Preuß, kane qene te pranishem ne Elbasan per nje vizite 3 ditore, gjate se ciles do kene takime me drejtues te futbollit elbasanas, me kryetarin e Bashkise Elbasan z.Qazim Sejdini dhe me perfaqesuesit e Drejtorise Rajonale te Arsimit e ne vecanti me perfaqesues te Drejtorise se gjimnazit “Qemal Stafa”.

Friday, May 28th, 2010 Lajme 1 Comment

Sondazh: Ilir Daja, i preferuari i elbasanllinjve për Superligën!

Teksa jemi ende ne periudhen e pushimeve te fundsezonit 2009-10, fansat verdheblu kane menduar te zhvillojne nje sondazh ne lidhje me emrin e preferuar te pankines verdheblu per sezonin e ardhshem ne Superlige. Duke perfituar nga mundesia qe na ofron rrjeti me i madh social online “Facebook”, ne te cilin “Tigrat Verdheblu” numerojne 3195 fansa, kemi hapur perpara nje jave sondazhin: “Cilin do te preferonit si trajner te Elbasanit ne Superlige?”

Thursday, May 27th, 2010 Lajme 2 Comments

Superligën e arritëm, por a do ta mbajmë?

Sezoni 2009-10 tashme konsiderohet i mbyllur dhe i suksesshem duke pare qe, ne fund te tij, Elbasani arriti te siguronte rikthimin mes ekipeve elitare, pra ne Superlige. Por mbyllja me sukses i nje sezoni mes inferioreve nuk do te thote qe, meqe gjerat u realizuan, tashme duhet te rrijme me mendje te fjetur per sezonet e ardhshme. Gjithcka kerkon nje tjeter organizim, ndoshta edhe me te mire sesa sezonet e kaluara, per te mos pesuar serish “goditje” te tjera ne historine e klubit verdheblu.

Sunday, May 23rd, 2010 Lajme 1 Comment

Laze: Mungova në stadium, por me zemër isha pranë jush!

Pas ndeshjes se dites se djeshme mes Elbasanit dhe Bylisit, e fundit per kete sezon, vjen dhe prononcimi i presidentit Laze me ane te nje mesazhi per te gjithe ekipin, Tigrat Verdheblu dhe dashamiresit e futbollit elbasanas.

Sunday, May 16th, 2010 Lajme 4 Comments

KF Elbasani Audio Player

Here is the Music Player. You need to installl flash player to show this cool thing!

KF Elbasani Videos

Elbasani 8 - 4 Bylis
Kushtuar Arben Lazes
Elbasani Kampion 2005-2006
FSHF Larg Elbasanit

Archive

Copyright © 2005-2010 - KF Elbasani.com
Designed by: George Shpati