Archive for April, 2010

Partizani-Elbasani/ Tifozeria dhuron spektakël dhe risi!

E ndersa ne fushen e blerte nuk eshte shfaqur nje nivel i larte futbolli, ne shkallet e stadiumit ka ndodhur krejt e kunderta. Tifozerite e te dyja ekipeve kane qene gjate gjithe kohes duke mbeshtetur ekipet e tyre te zemres dhe per here te pare ne historine e futbollit modern shqiptar, ka ndodhur ajo qe per shume persona mund te duket e paarritshme. Dy tifozeri historikisht rivale te njera-tjetres kane qendruar per me teper se 90 min vetem ne mbeshtetje te ekipeve te tyre dhe jo duke u marre me ofendime mes tyre. Kane qene pikerisht dy tifogrupet e Partizanit dhe Elbasanit, respektivisht Ultras Guerrils dhe Tigrat Verdheblu, te cilet jane munduar te ndikojne sadopak (realisht shume) tek pjesa tjeter e fansave per te mos lejuar ofendime te ndersjellta. Duhet theksuar se, pavaresisht pozitave te ekipeve tona ne nje kategori inferiore, te dy keto tifogrupe kane arritur te fusin ne futbollin shqiptar nje koncept te ri te te qenit ULTRAS dhe kete e kane arritur me se miri, fale bashkepunimit dhe marreveshjeve mes anetareve te secilit grup. Tashme na mbetet te shpresojme ne rikthimin ne Superlige te Elbasanit dhe Partizanit per ti dhene nje tjeter pamje stadiumeve te Liges Superiore, te cilat gjate ketij sezoni kane qene te pergjumura ose ne rastin me te keq te dhunshme!

Tuesday, April 13th, 2010 Lajme Comments Off

Partizani-Elbasani 1-0/ Verdheblutë nuk e njohin portën kundërshtare!

Arbitrimi, faktori deciziv i ndeshjes. Eshte luajtur sot ndeshja e fundit e javes se 25 te kampionatit te Kategorise se Pare, ajo mes Partizanit dhe Elbasanit, e cila ka perfunduar me rezultatin e ngushte 1-0 ne favor te vendasve, qe kaluan ne avantazh ne fundin e pjeses se pare me ane te Rizvanollit. Nje ndeshje qe kurrsesi nuk arriti nivelin e nje perballjeje “gjigandesh” te futbollit shqiptar, pasi ekipi verdheblu ishte pothuajse inekzistent ne fushen e blerte. Ndeshja ka nisur me nje atmosfere tejet inkandeshente pasi te pranishem ne stadium kane qene nje numer shume i madh fansash nga te dyja ekipet por dhe drejtues te shumte te klubeve respektive, politikane dhe deputete si dhe analiste te shumte sportive, te cilet prisnin nje tjeter perballje. Edhe pse ishte nje sfide qe luhej per Kategorine e Pare, interesi i madh i te gjithe te siperpermendurve tregon edhe nje here se keto ekipe nuk e meritojne kete kategori, por jane te denje per ne Superlige.

Tuesday, April 13th, 2010 Lajme 2 Comments

Partizani-Elbasani/ Verdheblutë kalojnë natën tek “Mai Tai”!

Dita e hene i ka mbajtur verdheblute te grumbulluar gjate gjithe kohes ne qytetin e Elbasanit, ku dhe kane kryer pergatitjet e fundit perpara sfides ndaj Partizanit. Me pas lojtaret dhe stafi jane nisur mbasdite per ne Tirane per tu akomoduar ne nje nga hotelet me te mira te kryeqytetit, Mai Tai Resort, i cili ndodhet ne nje zone te qete, vetem 5 km perpara hyrjes ne kryeqytet. Nje resort qe ofron ambiente dhe sherbime te ndryshme, ku permendim bar, restorant, disko verore dhe pishina duke mos harruar edhe sherbimin exselent te hotelerise. Me sa duket ekipi i Elbasanit ka preferuar relaksin dhe komfortin e ketij resorti per te qene sa me i fresket ne mesditen e te martes kur do kene perballe nje kundershtar te barabarte dhe te denje per Superlige. Nderkohe qe ne mbeshtetje te ekipit pritet te jene edhe qindra tifoze elbasanas te cilet, te udhehequr nga Tigrat Verdheblu do te nisen te organizuar nga Elbasani me autobuzet e vendosur falas nga presidenti i klubit, Arben Laze.

Tuesday, April 13th, 2010 Lajme Comments Off

Kujdes, po vijnë verdheblutë!

Edhe 24 ore na ndajne nga sfida e madhe e “Superliges” midis Partizanit dhe Elbasanit. Nje ndeshje qe padyshim do ti kete te gjitha ne 90 minutat e “Selman Stermasit”. Skuadra jone e zemres Elbasani, kerkon ne kete sfide perkrahjen e te gjithe fansave anembane botes, por padyshim me themelore do te ishte perkrahja e atyre tifozeve qe do te jene prezente ne stadium, te cilet do ti tregojne kundershtareve se Elbasani nuk eshte vetem me 11 futbolliste ne beteje, por nga pas vjen nje “ushtri” e tere, e cila gjate viteve 2004-2006 ka pushtuar te gjithe stadiumet e Shqiperise duke i “lyer” ata me ngjyrat verdheblu. “Armata verdheblu”, e armatosur deri ne dhembe, duhet te jete sa me e shumte ne Tirane ne perkrahje se Elbasanit, gjithnje te gatshem per te luftuar ne vijen e pare. Eshte e sigurte qe tifozet e zjarrte elbasanas nuk do te kursehen as kesaj rradhe ne rikthimin e madh per ti dhene flake kategorise se pare, per te kuptuar te gjithe se nuk ka kategori qe na ndan nga skuadra jone e zemres, nga ngjyrat e shenjta verdheblu. Dashuria per skuadren tone nuk mund te kuptohet me fjale, ate nuk mund ta shpjegosh por vetem ta perjetosh ndaj dhe, te gjithe te bashkuar si gjithnje krahe per krahu, duhet te jemi te shumte ne “Selman Stermasi” nen brohoritjet e jehones ELBASAN, ELBASAN. Eshte nje ndeshje e rendesishme per Elbasanin, pasi ne rast fitoreje, Superliga do te jete shume prane dhe per ta fituar kete te fundit duhet te luftojme te gjithe ne nje vije. Mos te presim “dhurata” nga FSHF, as nga skuadra te tjera te kategorise Superiore, te cilat e treguan mjaft mire se sa e deshen skuadren tone ne te vetmin moment te keq gjate vitit 2009. Ne mungese te Arben Lazes te gjithe thuren skenare e ben ci donte qejfi ndaj fanelles se shenjte verdheblu, por nje shprehje e vjeter thote “Guri i rende ne vend te vet” ndaj dhe Elbasani, duan apo nuk duan kundershtaret, do te rikthehet ne Superlige. Askush nuk mund te na ndale, ashtu sic nuk ia kane arritur dot ne te kaluaren, ne rrugen tone te gjate te udhehequr nga thirrjet e zemres. Te marten duhet te jemi te gjithe prezent ne stadium me “Tigrat Verdheblu” ne krye, sepse do na duhet te mbeshtesim dy ngjyra (verdh e blu) dhe nje dashuri (Elbasani). Gjate shtegetimeve tona te shumta ne stadiume te ndryshme te Shqiperise ne periudhen e arte kur shpalleshim nenkampion dhe kampion te vendit, ne cdo stadium dridheshin shkallet kur mberrinte “URAGANI VERDHEBLU”, te gjithe peruleshin perpara madheshtise se tij, te githe kundershtaret mahniteshin dhe mendonin: “Kujdes, erdhen VERDHEBLUTE”! Kjo ndjesi e kundershtareve do te rikthehet jo me shume se 24 ore me vone…

Monday, April 12th, 2010 Lajme 1 Comment

Komunikatë (kërkesë) zyrtare drejtuar z.Paro Laçi!

Pershendetje z.Paro Laci!

Ne, tifogrupi elbasanas “Tigrat Verdheblu”, vendosem t’iu percjellim kete “komunikate-kerkese” ne drejtimin tuaj ne kuader te sfides se shume pritur, midis dy emrave te medhenj te futbollit shqiptar, Partizanit dhe Elbasanit. Ne shenje respekti per veprimtarine tuaj ne rradhet e Partizanit ne nje kohe fare te shkurter, kerkojme t’iu bejme 3 kerkesa ne vazhdim te komunikates sone, drejtuar personalitetit tuaj.

Sunday, April 11th, 2010 Lajme 1 Comment

KF Elbasani Audio Player

Here is the Music Player. You need to installl flash player to show this cool thing!

KF Elbasani Videos

Elbasani 8 - 4 Bylis
Kushtuar Arben Lazes
Elbasani Kampion 2005-2006
FSHF Larg Elbasanit

Archive

Copyright © 2005-2010 - KF Elbasani.com
Designed by: George Shpati